Liri Loshi publikon skenarin e jashtëzakonshëm: Kështu Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë t’i marrë 80% të votave

Aktuale

Liri Loshi publikon skenarin e jashtëzakonshëm: Kështu Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë t’i marrë 80% të votave

Nga: N. Sh. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 19:48
Liri Loshi

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, publicisti Liri Loshi ka treguar skenarin se si Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë t’i marrë deri 80% të votave.

Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se, nëse bëhet zvogëlimi i rrogave të deputetëve, atëherë Vetëvendosje do të arrijë t’i marrë 80% të votave.

Sipas tij, kjo për faktin se në partitë tjera si PDK, LDK e AAK, vetëm paraja i motivon që të merren me politikë, kurse në LVV krijohet një qetësi e madhe.

Postimi i plotë:

Me ua zvogëlu rrogat deputetëve arrihen disa efekte pozitive për Vetëvendosjen.

Në zgjedhjet e ardhshme konkurrenca nga partitë tjera zvogëlohet së paku përgjysmë.

Kjo pra, Vetëvendosjen mund ta bjerë në 70 apo 80 përqind të votave. Sepse, këta të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së vetëm paraja i motivon me u marrë me politikë.

Edhe në Vetëvendosje krijohet një qetësi më e madhe, sepse numri i atyre që duan të merren me politikë për shkak të parasë, bie. Provoni me i zvogëlu rrogat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat