Cila është historia e vërtetë e therjes së burrit nga gruaja në Ferizaj?

Aktuale

Cila është historia e vërtetë e therjes së burrit nga gruaja në Ferizaj?

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 20:31
Ilustrim

Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar të mërkurën masën e paraburgimit prej një muaji, të dyshuarës me iniciale Q.B nga ky qytet, pasi dyshohet se theri bashkëshortin e saj.

Ajo dyshohet se mëngjesin e së hënës kishte sulmuar me thikë kuzhine, burrin e saj B.K në shtëpinë e tyre në lagjen “Besim Ndrecaj”, për çka u arrestua nga policia dhe u konfiskua edhe mjeti me të cilin besohet se u krye akti.

Burri 32 vjeçar, kishte marrë tretman mjekësor fillimisht në Emergjencën e Ferizajt e më pas edhe në QKUK, teksa të mërkurën pasdite u lirua për në shtëpi.

Gruaja 29 vjeçe, dënimin do ta vuaj në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor – Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, meqë dyshohet se ka probleme mendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat