Arianit Koci ishte duke pirë kafe, por tmerrohet me hyrjen brutale të Inspeksionit e Policisë: E thirra policin dhe e pyeta...

Aktuale

Arianit Koci ishte duke pirë kafe, por tmerrohet me hyrjen brutale të Inspeksionit e Policisë: E thirra policin dhe e pyeta...

Nga: N. Sh. Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 00:08
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, sonte është përballur me një skenë jo të këndshme gjatë kohës sa ishte duke pirë kafe në një lokal në Prishtinë.

Ai thotë se, përnjëherë është futur me brutalitet Inspeksioni me Polici, gjë që, ia kujton skenat e para luftës në Kosovë.

Koci shkruan në facebook se, inspektorët iu afroheshin vetëm tavolinave ku kishin femra dhe iu kërkonin dëshmitë për vaksinim.

Avokati tutje shkruar se në tavolinën ku ishte ai, inspektori e kaloi dhe doli prej kafiqit.

Postimi i plotë:

Jam në një kafiq në qendër të Prishtinës. Përnjëherë, me brutalitet, hyri inspeksioni me polici.

Mu kujtuan skenat që, kurrë nuk kisha besu që i shoh prap në Kosovë.

Raci, i thonim përpara!

Në anën tjetër, më bëri përshtypje që një inspektor sa pashë une, u afronte vetëm në tavolina ku kishte femra, dhe iu kërkonte dëshminë për vaksinim.

Me inspektorin, ishte edhe një zonjë, më pak aktive. Po supozoj që ishte inspektore.

E thirra policin dhe e pyeta: “A i kontrollojnë vetëm femrat pët vaksinë a?”

Polici me mirësjellje më tregoi që ai është vetëm për sigurim të inspektorëve.

“Nuk e kam asnjë autorizim tjetër, avokat” - vazhdoi.

Tavolinën tanë, ku ishim katër meshkuj-inspektori e kaloi dhe doli prej kafiqit.

Keq. Shumë keq. Duhet të gjendet një formë tjetër e kontrollës. Kështu po krijohet imazhi i shtetit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat