Sindikata e Infermierëve do ta dërgojnë Ligjin për Paga në Kushtetuese

Aktuale

Sindikata e Infermierëve do ta dërgojnë Ligjin për Paga në Kushtetuese

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka thënë se do të dërgojnë Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo pasi thonë se ka dallim në koeficientin mes infermierëve me logopedët dhe fizioterapeutët.

“Në vitin 2019 Sindikata e Infermierëve të Kosovës dërgoi Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese për shkak të dallimeve të mëdha që kishin koeficientët e pagave mes infermierëve dhe fizioterapeutëve E logopedëve. Të njëjtën gjë, prapë do ta dërgojmë Ligjin e Pagave në Gjykatë Kushtetuese nëse ndodhë një gabim e tillë”.

“Po ashtu do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet ligjore çdo koeficient që është në kundërshtim me kërkesat e infermierëve”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat