Skandali i radhës në RTK: Të punësuarit merrnin pushim pa pagesë për të punuar në mediumet tjera

Aktuale

Skandali i radhës në RTK: Të punësuarit merrnin pushim pa pagesë për të punuar në mediumet tjera

Nga: M.L. Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 10:17
Fadil Hoxha

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha ka thënë se në këtë institucion, punëtorë të caktuar merrnin pushim pa pagesë që të shkonin për të punuar në një tjetër media konkurrente.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxha ka thënë të martën se njëri prej këtyre personave është edhe u.d. i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Postimi i plotë:

A mundeni me besu që në RTK disa të punësuar kanë marrë pushim pa pagesë për një kohë të caktuar, për me shku me punu te një media konkurrente.

Njëri prej tyre është edhe ud. drejtori gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj.

A e dini qysh i bjen kjo?

Si me i dhënë "Procredit Bank" pushim pa pagese një të punësuari të tij, për me shku me punu ne "Raiffeisen", e prapë me u kthy ne "Procredit".

Pasi bëhet fjalë për personin i cili është në krye te RTK-së, unë sot kërkova qasje në dokumentet që kanë të bëjnë me këtë rast.

Ta shohim si është arsyetuar kërkesa për pushim pa pagesë dhe nga kush është nënshkruar.

Image
Email-i i publikuar nga Fadil Hoxha në Facebook

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat