Avokati i Hashim Thaçit zbulon shifrën marramendëse: Ja sa ka kushtuar procesi gjyqësor në Hagë

Aktuale

Avokati i Hashim Thaçit zbulon shifrën marramendëse: Ja sa ka kushtuar procesi gjyqësor në Hagë

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 23:36
Hashim Thaçi

Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska ka treguar shifrën që është harxhuar deri në qershor të 2021 për gjykimin e ish-liderëve të UÇK në Hagë.

Ai ka zbuluar se që nga fillimi i çështjes deri në qershor të 2021 janë shpenzuar 180 milionë euro.

“Gjykata Speciale sipas raportimeve deri në qershor janë shpenzuar deri në 180 milionë euro. Deri në qershor për të shqyrtuar çështjen për të dënuar 4 persona.

Gjykata operon me një kryetare dhe një gjyqtar të procedurës paraparake, ndërsa lista e gjyqtarëve paguhen nëse aktivizohen” ka treguar ai për “Opinion”.

Ndërsa Rudina Jasini, avokate dhe studiuese e së drejtës kombëtare tha se kjo mund të arrijë shifra deri dhe në miliarda, pasi është çështje që do të zgjasë në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat