Avokati i Hashim Thaҫit: Këta janë mohuesit e shtetit që po përkulen para flamurit tonë

Aktuale

Avokati i Hashim Thaҫit: Këta janë mohuesit e shtetit që po përkulen para flamurit tonë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 22:10
Dastid Pallaska

Dastid Pallaska, avokati i Hashim Thaçi në një postim të tij në Facebook ka uruar pavarësinë e Kosovës, në përvjetorin e 14 të saj.

Pallaska shkruan se sot mohuesit e shtetit po përkulen para flamurit tone.

“Përkulja e tyre është tregues se Kosova është më e fortë se cilido gënjeshtar që e ka mohuar atë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Është kënaqësi e posaçme të shohim sot mohuesit e shtetit tek përkulen para flamurit tonë.

Flamurin që përdhosën pa mëshirë në emër të gënjeshtrës së tyre se Kosova nuk është shtet.

Lehtësia irrituese e pafytyrësisë së tyre tregon më mirë se çkado tjetër mungesë karakteri që i bënë të padenjë për të qenë në krye të shtetit.

Njëkohësisht, përkulja e tyre është tregues se Kosova është më e fortë se cilido gënjeshtar që e ka mohuar atë.

Kjo kthesë është testament se Kosova, shteti ynë, është këtu për të qendruar.

Ndërsa, politikanët gënjeshtarë që e mohuan atë janë kalimtarë dhe do të harrohen më shpejt se koha brenda së cilës këta politikanë i harruan gënjeshtrat e tyre!

Gëzuar Dita e Pavarësisë të gjithve, e posaçërisht atyre që me dije, besim, luftë dhe punë vendosën dhe forcuan themelet e shtetit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat