Ramabaja bëri thirrje për zhdukjen e LDK-së/ Reagon Gecaj: Halë në sy na kanë pas gjithherë..

Aktuale

Ramabaja bëri thirrje për zhdukjen e LDK-së/ Reagon Gecaj: Halë në sy na kanë pas gjithherë..

Nga: M.L. Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:16
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar një deklaratë të ish-deputetit të LVV-së, Sadri Ramabaja lidhur me LDK-në.

Sipas Gecajt, Sadri Ramabaja ka bërë thirrje për zhdukjen e LDK-së dhe zëvendësimin e saj me Listën Guxo.

Kështu, Gecaj ka deklaruar se LDK-ja për njerëz dhe parti të caktuara ka qenë halë në sy gjithëherë.

Raportohet se “Ramabaja bëri thirrje për zhdukjen e LDK-së dhe zëvendësimin e saj me Listën Guxo”.

Halë në sy bre na kanë pas gjithherë … disa e kanë kuptuar e disa do të vdesin pa e kuptuar se jemi këtu për të qëndruar përherë e të fuqishëm! ✌️”, shkroi Gecaj në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat