Serbët e shtojnë prezencën ushtarake në kufi me Kosovën, alarmojnë banorët e Breznicës

Aktuale

Serbët e shtojnë prezencën ushtarake në kufi me Kosovën, alarmojnë banorët e Breznicës

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Banorët e fshatit Breznicë, i cili është në kufi me Serbinë, kanë njoftuar se pas sulmit rus në Ukrainë, shteti serb ka shtuar prezencën e tij ushtarake

Njoftimin e ka dhënë kryetari i këtij fshati, Nazim Hajdini.

"Të nderuar bashkëfshatarë dhe më gjerë!

Menjëherë pasi agresori Rus filloi luftën për pushtimin e Ukrainës, shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në fshatin tonë, Breznicë, duke e rrethuar nga gjitha anët e duke shtuar panikë tek bashkëfshatarët.

I ftojmë bashkëfshatarët të mos kenë frikë dhe t'a ruajnë qetësinë nga provokimet e ndryshme.

Kryetar i BL- Breznicë

Nazim Hajdini"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat