Arjan Konomi: Qeveritarët shqiptarë ‘qurravitën’ për Ukrainën, ajo nuk e njeh Kosovën dhe për shqiptarët bëri...

Aktuale

Arjan Konomi: Qeveritarët shqiptarë ‘qurravitën’ për Ukrainën, ajo nuk e njeh Kosovën dhe për shqiptarët bëri...

Nga: H.O. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:11
Arjan Konomi

Opinionisti Arjan Konomi në një deklarim të tij në një emision televiziv ka folur rreth qëndrimit të qeveritarëve shqiptarë lidhur me luftën në Ukrainë.

Ai thotë se duhet të bëhemi më realist dhe jo kaq të prekur e të ndjeshëm ndaj Ukrainës, pasi ajo nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk ka pasur asnjëherë përfillje për ҫështjet tona shqiptare, transmeton 'Bota sot'.

“Doja të thosha dy fjalë se, pashë dje Parlamentin shqiptar dhe qëndrimin që mbajti, normalisht që Shipëria ka një politikë të jashtme dhe proamerikane, pro NATO-së, jemi pjesë e NATO-së, dhe qëndrimi i jonë është që i bashkohemi dhe është i logjikshëm me NATO-në. Por më bën pak përshtypje kur shoh këto qurravitjet e Ministres së Mbrojtjes dhe qeveritarëve shqiptarë, kaq të prekur dhe kaq të ndjeshëm për Ukrainën, ndërkohë që Ukraina është një vend që nuk e ka njohur Kosovën sot e kësaj dite akoma, dhe ne si shqiptarë dhe unë si shqiptar dhe besoj gjithë ata patriotët shqiptarë duhet të kenë njëfarë ndjeshmëri edhe për këtë gjë që s’ka pasur asnjëherë përfillje për ҫështjet tona shqiptare, spo them kombëtare”, thotë Konomi.

Ai përmendur gjithashtu edhe përkrahjen e Ukrainës ndaj qeverisë maqedonase për të shtypur shqiptarët.

“Poashtu, për ndihmën që u ka dhënë në Maqedoninë e Veriut, qeverisë maqedonase për të shtypur përpjekjet e shqiptarëve që kanë bërë për liri të tyre, të drejta të tyre dhe për të realizuar ato që një pjesë të madhe të gjërave e kanë sot. Ndaj të përpiqemi të jemi pak më realist, më objektiv në politikën tonë dhe në njëfarë mënyre nuk kemi se pse qeveritarët tanë të bëhemi sikur është populli vëlla sllav i Ukrainës, vëllezërit tanë”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat