Gërvalla pas takimit me homologun hungarez: Aleatët t’i marrin më seriozisht kërcënimet nga Serbia, po e kërcënon rajonin

Aktuale

Gërvalla pas takimit me homologun hungarez: Aleatët t’i marrin më seriozisht kërcënimet nga Serbia, po e kërcënon rajonin

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 14:34
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto

(E plotësuar 15:17) - Ministri i Punëve të Jashtme në Hungari, Peter Szijjarto, ka thënë se hungarezët nuk e duan luftën as tek fqinjët e saj dhe as në regjion.

Ai, në një konferencë për media pas takimit që pati me homologen e tij kosovare, Donika Gërvallën, ka theksuar se është e rëndësishme që të garantohet paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Është detyra e jon që të garantojmë se Hungaria nuk do të përfshihet në luftën që është duke ndodhur tek fqinjët tanë. Hungaria nuk do të dërgojë as trupa ushtarak dhe armë, ne nuk dëshirojmë të përfshihemi ne këtë luftë fare”,ka thënë Szijjarto.

Ai ka theksuar se Hungaria është gatshme që të garantojë paqe dhe siguri për fqinjët dhe për rajonin.

***

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, mbajtur një konferencë për medie.

Temë diskutimi ishte kriza në Ukrainë, me ç’rast, kryediplomati hungarez, tha se shteti i tij nuk do të përfshihet në luftë.

Në anën tjetër, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, tha se pa asnjë hezitim, Kosova iu është bashkangjitur sanksioneve të BE-së, NATO-s e SHBA-së për shtetin rus.

Ajo ka kërkuar nga aleatët e Kosovës që t’i marrë më seriozisht kërcënimet që vijnë nga Serbia.

 “Folëm edhe për situatën e Ukrainës. Kosova pa asnjë hezitim është bashkangjitur sanksioneve të BE-së. Në koordinim me NATO dhe BE jemi duke zbatuar këto sanksione. Serbia është fqinjë verior i Kosovës, dhe kemi kërkuar ndryshim të qasjes agresive që Serbia ka ndaj Kosovës. Shpresojmë që aleatët tanë të marrin më seriozisht kërcënimet që vijnë nga Serbia”.

Kujtimet nga lufta Kosova i ka të freskëta dhe sërish po kërcënohet nga Serbia. Ashtu si Vladimir Putin në Ukrainë, Vuçiqi propagandon të drejtën e Serbisë për rajonin. Kërcënimet me luftë nga Vuçiqi duhet të marrin përgjigje të shpejtë. Serbia po kërcënon rajonin. Kosova ka miq të fortë dhe është e sigurt”, tha Gërvalla.

Tutje, Gërvalla tha se sot do të udhëtojë në Turqi, për t’iu bashkuar presidentes Osmani në takimin që po e mban atje.

E ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se fatkeqësia më e madhe është se po ndodh një luftë tek fqinjët e tyre.

Ai ripërsëriti disa herë se Hungaria nuk do të përfshihet në luftë e cila është duke ndodhur në Ukrainë, duke theksuar se asseti më i madh i Hungarisë është paqja.

Hungaria dëshiron paqe në rajon. Ne jemi krenar që ka pika në rrugë si kjo këtu dhe janë duke garantuar se do të ketë paqe. KFOR-i është përgjegjës për të mirëmbajtur paqe. Hungaria ka kontributin më të madh diku 900 trupa për të garantuar paqe dhe detyra e qeverisë hungareze është të sigurojë popullatën hungareze dhe të garantojmë se Hungaria nuk do të përfshihet në luftë të fqinjëve tanë. BE do të ofrojë armë te Ukraina. Hungaria nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë sepse nuk do të përfshihemi në luftë fare. Aseti më i madh që kemi është paqja”, tha kryediplomati hungarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat