Osmani priti në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Aktuale

Osmani priti në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:25
Pamje nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani sot ka pritur në takim  shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Gjatë takimit kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend si dhe situatën e sigurisë.

Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë si dhe në parandalimin e destabilizimit të vendit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për angazhimin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të dhunës ndaj grave si dhe fushat e tjera të parapara në mandatin e këtij misioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat