Syla: Me draftligjin e ri për paga mjeku infermier do të ketë rrogën jo më shumë se 440 euro

Aktuale

Syla: Me draftligjin e ri për paga mjeku infermier do të ketë rrogën jo më shumë se 440 euro

Më: 10 mars 2022 Në ora: 00:21
Blerim Syla

Doktori dhe kryetari i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka folur për ligjin e pagave.

Sipas tij, ky ligj për paga është një proces komplet jo transparent, si dhe kanë kundërshtuar nivelin te ky draft ligj.

“Kemi që tri javë që presim sa do të jetë vlera koeficiente, këta nuk kanë trimëri as guxim t’a qesin vlerën e koeficientit”  tha Syla.

Ai përmendi faktin që kanë një kontingjent shumë të madh të infermierëve që kanë bërë sakrifica të shumta luftës.

“Ne kemi një kontingjent shumë të madh të infermierëve të cilët para luftës kanë bërë një sakrificë, ata kanë lëshuar punën për këtë shtet”, tha ai.

Syla tha se kanë konsideruar të kenë vetëm dy kategori, siç janë këta me bachelor dhe mjekët me përvojë.

“Kur kemi punuar me ligjin që ka kthyer Gjykata Kushtetuese e kanë parë qëndrimin e qartë, me një vlerë të koeficientit 239 euro, kështu ka premtuar Lëvizja Vetëvendosje, 239 euro kanë kërkuar të jetë paga e mjekut, koeficienti 6 që i bie afër 1400 euro dhe e infermierit 3 koeficient që i bie 700 euro”, tha Syla

Ai tutje tha se me këtë draft, mjeku infermier do të ketë rrogën jo më shumë se 440 euro, po që do të jetë drafti më i keq sesa ai që ka qenë më herët, si dhe vlera e koeficientit do e përcaktojë sa do të jetë paga.

“Këta janë duke e shkatërruar klasën e mesme, kur shkatërrohet klasa e mesme, është shkatërrimi i bushtit të një shoqërie” tha për fund Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat