Mustafa: Qeveria Kurti po e mban pezull Autoritetin e Konkurrencës

Aktuale

Mustafa: Qeveria Kurti po e mban pezull Autoritetin e Konkurrencës

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:05
Besian Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, vlerëson se mungesa e bordit të Autoritetit të Konkurrencës është mangësi e madhe për situatën aktuale me ulje-ngritjet e çmimeve.

“Është mirë që Inspektorati i Tregut po e bën punën e tij. Mund të aktivizohet edhe më shumë përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, por ka 10 muaj  që Autoriteti i Konkurrencës që Qeveria Kurti po e mban pezull emërimin e bordit të ri”, është shprehur Mustafa.

“Autoriteti i Konkurrencës është instanca që merret me sigurimin e konkurrencës së drejtë dhe në mungesë të bordit të saj, si institucion është pothuajse joaktiv”.

“Bordi i Autoritetit të Konkurrencës nuk është mekanizëm i vogël sepse nuk mund të merr vendime dhe nuk ka kush bën analiza për tregjet e mundshme. Është mungesë e madhe që nuk ka bord aktiv të Autoritetit të Konkurrencës”.

Lidhur me situatën e çrregullimit të tregut, ish-ministri i Bujqësisë ka thënë se propozim i LDK-së është që të përdoret politika fiskale, në mungesë të politikës monetare.

“TVSH dhe akciza për produkte si nafta mund të ulen drastikisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat