​Emërimi i kryeprokurorit nga Osmani, këshilltari i saj: S’mund të merret si ndikim politik

Aktuale

​Emërimi i kryeprokurorit nga Osmani, këshilltari i saj: S’mund të merret si ndikim politik

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:37
Artan Murati

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Artan Murati thotë se emërimi apo mosemërimi i saj për Blerim Isufajn si kryeprokuror të shtetit nuk mund të konsiderohet si ndikim politik, pasi konsideron se kjo është e drejtë kushtetuese e Osmanit.

Murati gjatë emisionit Rubikon në KlanKosova ka thënë se në Këshillin Prokurorial nuk ka të drejtë të ndërhyjë askush.

“Nuk është ndërhyrje politike. E para, ka të bëjë me ushtrimin e kompetencave ligjore dhe kushtetuese të presidentes, pasi ajo emëron kryeprokurorin, prokurorët, ambasadorët, komandantin e FSK-së, kryetarin e KQZ-së e kështu me radhë...

Ushtrimi i të drejtave kushtetuese nuk mund të merret si ndikim politik”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat