Dreshaj propozon që paga minimale të përcaktohet me orë pune dhe jo me muaj

Aktuale

Dreshaj propozon që paga minimale të përcaktohet me orë pune dhe jo me muaj

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:11
Gani Dreshaj

Biznesmeni Gani Dreshaj nuk pajtohet që paga minimale të përcaktohet me pagesë mujore. Dreshaj thotë se paga minimale duhet të përcaktohet me orë pune në ditë.

Ai thotë se një orë pune në Kosovë duhet të fillohet të paguhet nga 3 euro e gjysmë për orë.

“Paga minimale duhet të matet me orë të paguara e jo me muaj. Nëse një punëtor do të ketë pagë mujore 264 euro në muaj, pronari i një biznesi mund ta detyrojë punëtorin e tij që të bëjë punë edhe më shumë se 100 orë punë në javë. Ne të gjithë e dijmë se punëtorët e sektorit privat më pas nuk kanë adresa për ankesa sepse inspektoriati nuk është aspak i fuqizuar” ka thënë Dreshaj.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozimin që paga minimale në vend të jetë 264 euro.

Opozita e ka kundërshtuar këtë propozim duke e quajtur shumën prej 264 eurosh si shumë të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat