S’ka marrëveshje për targat në Bruksel, Bislimi tregon çfarë i ofroi Kosova-Serbisë në momentet e fundit

Aktuale

S’ka marrëveshje për targat në Bruksel, Bislimi tregon çfarë i ofroi Kosova-Serbisë në momentet e fundit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 14:32 Përditësuar në ora: 19:23 më 21.04.2022
Besnik Bislimi, Petar Petkoviq dhe Miroslav Lajçak

Petkoviq: Marrëveshja e përkohshme për targat është ende në fuqi

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se në mungesë të një marrëveshjeje të përhershme për targat, regjimi i mbulimit me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targa do të vazhdojë.

Kosova dhe Serbia dështuan të arrinin një marrëveshje për targat, gjatë takimit të mbajtur më 21 prill në Bruksel, në ditën kur skadon afati i marrëveshjes së përkohshme për targa, që u arrit më 30 shtator.

“Marrëveshja e nënshkruar më 30 shtator është ende në fuqi. Duhet të jeni të qetë. Askush nuk duhet të shqetësohet. Marrëveshja për regjimin e letrave ngjitëse është ende në fuqi. Derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në një nivel të lartë, regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë”, tha ai.

Petkoviq akuzoi Kosovën se nuk ka qenë e gatshme për asnjë propozim gjatë gjashtë muajve sa kanë funksionuar grupet punuese për targat. Por, një akuzë të tillë e ka bërë edhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se Serbia nuk ishte e gatshme të pranonte asnjë zgjidhje të përhershme për targat dhe as nuk pranoi që të ketë një afat prej 30 ditësh për të gjetur një zgjidhje.

“Nëse nuk ia dolën për gjashtë muaj, atëherë a mund ta bëjnë për 30 ditë? Ne kujdesemi për paqen dhe stabilitetin dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e popullit tonë, por edhe për të shkuar drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Petkoviq pas takimit në Bruksel.

Ndërkaq, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se u mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje , por shtoi se “ne do ta trajtojmë lirinë e lëvizjes siç e trajton edhe pala serbe”.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u ka kërkuar palëve që të takohen në ditët e ardhshme për të biseduar për çështjen e targave.

Kosovës dhe Serbisë sot, më 21 prill, u skadon afati për të arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me targat e veturave serbe dhe atyre kosovare që hyjnë dhe dalin nga kufijtë e dy shteteve.

Më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel është arritur një marrëveshje e përkohshme lidhur me targat, me kusht që një marrëveshje përfundimtare të arrihej brenda gjashtë muajsh.

Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Marrëveshja është arritur pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kishin bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti. Me ato masa, automjetet me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme - ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e automjeteve me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi.

Lajçak pas dështimit të marrëveshjes: Ftoj negociatorët për t’u takuar sërish

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për targa.

Lajcak i ka ftuar kryenegociatorët që të takohen sërish për të arritur marrëveshje dhe për të vazhduar diskutimet për çështje tjera. Ai po ashtu ka kërkuar nga palët që të përmbahen nga veprime që mund të cënojnë sigurinë.

“Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”, ka thënë ai në Twitter.

Ndryshe, Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar takim trilateral me homologun serb Petar Petkoviq dhe Emisarin Miroslav Lajcak por që s’është nënshkruar asnjë marrëveshje përfundimtare për targat.

Sipas zëvendëskryeministrit Bislimi, pala serbe s’ka prezantuar preferencën e saj në grupet punuese dhe s’kanë pranuar që detyra për një zgjidhje të çështjes  së targave të bartet te kryenegociatorët dhe të gjendet zgjidhje për 30 ditët e ardhshme.

“Pala serbe nuk i është përmbajtë marrëveshjes së palëve, pala jonë që në takimin e parë e ka zgjedhë preferencën e vet, pala serbe ka refuzu të përcaktojë preferencën e saj. Rrjedhimisht nuk kemi mundur të  prezantojmë një zgjidhje sot. Prapë ne me kërkesë të zotit Lajcak kemi ofru një konsension shtesë që për 30 ditë detyra nga grupi  punues të bartet te kryenegociatorët që bashkë ta gjejmë një zgjidhje por pala serbe nuk ka pranuar”, ka thënë Bislimi në një prononcim për gazetarët në Bruksel.

Besnik Bislimi tregon si do të veprohet tutje me targat pasi s’u arrit marrëveshja

Kryenegociatori Besnik Bislimi tha se u mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje, pasi marrëveshja e përkohshme për targat skadon sot dhe s’është arritur marrëveshje mes palëve.

“Është vendim politik që duhet të marrin krerët e shtetit se si të ecim tutje, por nuk do të ketë asnjë veprim të menjëhershëm, do të ketë gjithçka të përgatitur mirë dhe të dakorduar edhe me komunitetin ndërkombëtar. Gjithçka do të jetë në funksion të vendosjes së rendit”, tha Bislimi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ai shtoi se Kosova do ta trajtojë lirinë e lëvizjes, njësojë sikurse Serbia.

“Ndërkaq, për tabelat ‘KM’ të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ilegale, do të ofrohet një opsion se si kalojmë te targat normale”, tha Bislimi.

Këto deklarata të Bislimit vijnë pasi në Bruksel, ai fillimisht u takua me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, teksa sot është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të automjeteve.

S’ka marrëveshje në Bruksel, Bislimi tregon çfarë ofroi në momentet e fundit

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar takim trilateral me homologun serb Petar Petkoviq dhe Emisarin Miroslav Lajcak por që s’është nënshkruar asnjë marrëveshje përfundimtare për targat.

Sipas zëvendëskryeministrit Bislimi, pala serbe s’ka prezantuar preferencën e saj në grupet punuese dhe s’kanë pranuar që detyra për një zgjidhje të çështjes  së targave të bartet te kryenegociatorët dhe të gjendet zgjidhje për 30 ditët e ardhshme.

“Pala serbe nuk i është përmbajtë marrëveshjes së palëve, pala jonë që në takimin e parë e ka zgjedhë preferencën e vet, pala serbe ka refuzu të përcaktojë preferencën e saj. Rrjedhimisht nuk kemi mundur të  prezantojmë një zgjidhje sot. Prapë ne me kërkesë të zotit Lajcak kemi ofru një konsension shtesë që për 30 ditë detyra nga grupi  punues të bartet te kryenegociatorët që bashkë ta gjejmë një zgjidhje por pala serbe nuk ka pranuar”, ka thënë Bislimi në një prononcim për gazetarët në Bruksel.

Lajçak konfirmoi takimet në Bruksel për targat, por shtoi se në këto takime po bisedohet edhe për takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Sot po zhvillohet takimi i kryenegociatorëve midis Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi një agjendë të plotë me çështjet aktuale, përfshirë targat e makinave, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut dhe përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë”, shkroi Lajçak në Twitter.

Më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel është arritur një marrëveshje e përkohshme lidhur me targat, me kusht që një marrëveshje përfundimtare të arrihej brenda gjashtë muajsh.

Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Marrëveshja është arritur pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kishin bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti. Me ato masa, automjetet me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme – ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e automjeteve me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi.

Lajçaku flet pas takimit me Bislimin e Petkoviqin për targat

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Drejtorin e Zyrës së ashtuquajtur të Kosovës në Qeverinë e Serbisë, ka shkuar “mirë”.

Lajçak këto detaje i ka ndarë nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ në llogarinë e tij, duke përmendur agjendë të ngjeshur, përfshirë edhe çështjen e targave.

“Ne kemi axhendë të ngjeshur të çështjeve aktuale, përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, u deklarua Lajçak.

Lajçak, sipas fotografive, i ka zhvilluar takimet e ndara me të dy kryenegociatorët, teksa nuk është bërë e ditur nëse i kanë përafruar qëndrimet për arritjen e një marrëveshjeje për targat.

Kosovës dhe Serbisë sot, më 21 prill, u skadon afati për të arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me targat e veturave serbe dhe atyre të Kosovës që hyjnë dhe dalin nga kufijtë e dy shteteve. 

Nisin takimet në Bruksel për targat

Në Bruksel ka nisur takimi midis kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, teksa sot është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të makinave.

Fillimisht Bislimi do të mbajë takim vetëm me Lajçakun dhe më pas në takim do të bashkohen edhe anëtarët e tjerë të delegacionit të Kosovës.

Më herët gjatë 21 prillit, Lajçak zhvilloi takime me delegacionin e Serbisë, të kryesuar nga Petar Petkoviq.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një takim trilateral, pra një takim ku të tre do të jenë bashkë, kjo do të ishte një tregues se palët po i përafrojnë qëndrimet e tyre dhe se arritja e një marrëveshjeje për këtë çështje është e mundur.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët evropianë paralajmëruan nevojën e arritjes së një marrëveshjeje.

“Ne vazhdojmë t'ua kujtojmë se është urgjente të gjendet një gjuhë e përbashkët. Kjo do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis. Nuk mund të presim sepse disa nga çështjet kërkojnë veprim urgjent nga ana jonë”, tha Elsa Fenet, shefe e divizionit të Ballkanit Perëndimor në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Kosovës dhe Serbisë sot, më 21 prill, u skadon afati për të arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me targat e veturave serbe dhe atyre kosovare që hyjnë dhe dalin nga kufijtë e dy shteteve.

Nga burimet në BE më herët thanë se për çështjen e targave janë identifikuar disa ide, por palët e kanë përgjegjësinë që të pajtohen për njërën prej këtyre zgjidhjeve.

Lajçak, më 20 prill porositi se u takon kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë "një marrëveshje për të lëvizur përpara” sa i përket çështjes së targave, kur të takohen më 21 prill.

Ai tha përmes një postimi në Twitter se ekspertët e Kosovës dhe Serbisë më 20 prill kanë mbajtur në Bruksel takimin e fundit të grupeve punuese.

“Me punën e tyre, ata kanë përgatitur diskutimet e kryenegociatorëve, që do të mbahen nesër [e enjte, 21 prill]. Tani, u takon kryenegociatorëve që të arrijnë një marrëveshje për të lëvizur përpara”, shkroi Lajçak në Twitter.

Të enjten (21 prill) pritet të mbahet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Takimi i praparë për të enjten në Bruksel, pritet të mbahet rreth orës 13:00.

Ndërkaq, një ditë para skadimit të afatit, Mirosllav Lajçak, ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak nga Beogradi porositi se BE-ja pret që palët t'i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.

Deri më tash, palët nuk kanë dhënë sinjale - të paktën jo publikisht - se janë afër një marrëveshjeje të përhershme për targat.

Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, me seli në Prishtinë, thotë se arritja e kompromisit eventual për çështjen e targave është e vështirë, marrë parasysh se, deri më tash, nuk duket se ka përafrim ndërmjet palëve.

Demhasaj thotë se tani ekzistojnë dy opsione: që marrëveshja e përkohshme të vazhdohet edhe për një kohë, ose që palët të kthehen në pozicionet fillestare, që kanë qenë para marrëveshjes së përkohshme.

Edhe Dushan Radakoviq, nga organizata “Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike”, me seli në Mitrovicën e Veriut, nuk pret që palët të arrijnë marrëveshje të përhershme për targat deri më 21 prill, edhe pse, sipas tij, palët kanë dhënë disa propozime.

Ai thekson se, në bazë të informacioneve që ka, një nga opsionet për marrëveshje është që Kosova t’i ndryshojë targat e saj dhe në vend të akronimit RKS [Republika e Kosovës], të ketë akronimin KOS, që nënkupton Kosova.

Më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel është arritur një marrëveshje e përkohshme lidhur me targat, me kusht që një marrëveshje përfundimtare të arrihej brenda gjashtë muajsh.

Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Marrëveshja është arritur pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kishin bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti. Me ato masa, automjetet me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme - ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e automjeteve me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 18 prill se për Kosovën është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm “parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme” për çështjen e targave.

Këto deklarata të Kurtit, në Serbi i kanë parë si kërcënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat