Bajqinovci reagon për kolonat në kryeqytet: Jam lindur e rritur në Prishtinë dhe nuk e mbaj në mend këtë bllokadë të rrugëve

Aktuale

Bajqinovci reagon për kolonat në kryeqytet: Jam lindur e rritur në Prishtinë dhe nuk e mbaj në mend këtë bllokadë të rrugëve

Nga: M.H. Më: 23 prill 2022 Në ora: 18:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar në lidhje me kolonat e gjata që janë krijuar në rrugët e kryqytetit.

Ai u shpreh se kjo kolonë po vjen nga testimi i qarkores njëdrejtimshme nga komuna e Prishtinës, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera deputeti shton që nëse vazhdon kjo situatë atëhere trafiku do të kollapson komplet.

Postimi i plotë

Kolona të gjata sot janë krijuar në rrugët e kryeqytetit për shkak të testimit të qarkores njëdrejtimshme nga komuna e Prishtinës.

Gjatë ditëve të punës kur në Prishtinë qarkullojnë vetura nga komunat tjera do të kollapson komplet trafiku.

Jam lindur e rritur në Prishtinë dhe nuk e mbaj në mend këtë bllokadë të rrugëve gjatë vikendeve në kryeqytet.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat