Varhelyi pas takimit me Gërvallën: Përparimi në dialogun Beograd-Prishtinë, ndër objektivat tona të përbashkëta

Aktuale

Varhelyi pas takimit me Gërvallën: Përparimi në dialogun Beograd-Prishtinë, ndër objektivat tona të përbashkëta

Më: 26 prill 2022 Në ora: 20:18
Pamje nga takimi

Komisionari për Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi është takuar sot me shefen e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla me të cilën ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vendin tonë.

Takimi është mbajtur në kuadër të Forumit “The EU Meets the Balkans” në Sofje të Bullgarisë, ka shkruar Varhelyi në një postim në Twitter.

Postimi:

“Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor, përdorimi i mundësive të ofruara nga EIP dhe përparimi në dialogun Beograd-Prishtinë janë objektivat tanë të përbashkët ndërsa trajtojmë efektet e luftës në Ukrainë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat