Berisha: Osmani e Kurti në ShBA do të kenë takime të niveleve të ndryshme

Aktuale

Berisha: Osmani e Kurti në ShBA do të kenë takime të niveleve të ndryshme

Më: 27 prill 2022 Në ora: 00:20
Elmi Berisha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me ftesë të familjes Albright, do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila vdiq në moshën 84-vjeçare më 23 mars.

Në lidhje me këtë udhëtim të Osmanit e Kurtit për në ShBA, foli kryetari i shoqatës “VATRA”, Elmi Berisha.

Ai tha se kjo vizitë e tyre, i forcon akoma më shumë raportet mes Kosovës dhe ShBA-së.

Besoj se kjo ka qenë një rrugë e mbarë dhe e ndershme për Kosovën dhe lidershipin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të mikes së madhe të shqiptarëve dhe një ndër  personazhet kryesore në realizimin e ëndrrave të shqiptarëve, pavarësinë e Kosovës, prandaj kjo vetëm sa e forcon dhe e shtrëngon fuqinë vëllazërore mes Kosovës dhe ShBA-së”, u shpreh ai.

Berisha tha se është i sigurtë se Osmani dhe Kurti gjatë qëndrimit atje, do të kenë edhe takime të niveleve të ndryshme.

“Janë i sigurtë që do të kenë edhe takime të niveleve të ndryshme, në State Department, në Shtëpi të Bardhë, kongres apo senat, kam arsye të besoj që lidershipi është në rrugë të mbarë dhe po bën një punë të mirë në fillimin dhe rifillimin e negociatave me Serbinë dhe vazhdimësinë e proceseve të pandalshme demokratike të zhvillimit dhe integrimit të shtetit, luftën kundër korrupsionit dhe gjithmonë duke qenë në marrëdhënie të përhershme dhe shumë të ngushta me ShBA-në. Prandaj, nuk shoh ndonjë arsye tjetër, përpos që do të kenë edhe takime të frytshme”.

“Unë mendoj që nuk ka vend ose arsye të mendohet se ka ndonjë lajthitje të marrëdhënieve të Kosovës me Amerikën. Nuk besoj që ka asnjë hutaje, por që duhet të përshpejtohen disa procese të vendit tonë, të cilat nuk presin”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat