Deputetët e Kuvendit mblidhen sot sërish në seancë plenare

Aktuale

Deputetët e Kuvendit mblidhen sot sërish në seancë plenare

Më: 29 prill 2022 Në ora: 07:56
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot sërish në seancë plenare, e cila është vazhdim i seancës së djeshme.

Arsyeja për shyerjen e seancës së djeshme ishte mungesa e kuorumit.

Në votimin për themelimin e Komisionit për hetim të menaxhimit me krizë energjetik, ishin të pranishëm 61 deputetë, por votuan vetëm tre.

Konjufca tha se ky është një ndër votimet më të çuditshme në histori të Kuvendit.

“Konstatoj se ky është një ndër votimet më të çuditshme në histori të Kuvendit. Kanë votuar vetëm 3 prej 61 deputetëve edhe ata kanë abstenuar. Andaj konstatoj se nuk ka pasur kuorum dhe seanca shtyhet për nesër në ora 10”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat