Anton Çetta para një viti u nderua me bust

Aktuale

Anton Çetta para një viti u nderua me bust

Më: 1 maj 2022 Në ora: 08:53
Anton Çetta

Në sheshin ”Nënë Tereza” në Klinë, një vit më parë ishte përuruar busti i veprimtarit Anton Çetta.

Ky përurim ishte bërë në 31 vjetorin e lëvizjes së pajtimit të gjaqeve në Kosovë.

Skalitja në bronz e “Plakut të Urtë” ashtu siç njihej në popull, ishte mundësuar nga disa donatorë nga Zvicra së bashku me forumin e intelektualëve “Luigj Gurakuqi” dhe  Komunën e Klinës.

Për vendosjen e figurës së pajtimtarit të lumtur ishin shprehur familjarët e të ndjerit duke thënë se ai u harrua nga shteti, ndonëse veprat e tij ishin të mëdha.

Image

 

Manifestim ishte mbajtur në Verrat e Llukës, vend ky që 32 vjet më parë mblodhi mijëra njerëz e ku u pajtuan mbi 100 gjaqe, ndërmjet familjeve të hasmëruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat