Deputetja e LVV-së: Po presim ftesën nga kryesuesi për fillimin e punës së Komisionit Hetimor

Aktuale

Deputetja e LVV-së: Po presim ftesën nga kryesuesi për fillimin e punës së Komisionit Hetimor

Më: 5 maj 2022 Në ora: 20:01
Jeta Statovci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka thënë se për fillimin e punës së Komisionit Hetimor për Krizën Energjetike janë duke pritur ftesën nga Kryesuesi.

Ajo tha se si hap i parë është konstituimi i komisioneve dhe fillimi i agjendës së planit të punës.

“Në faktikisht grupet e tilla udhëhiqen nga opozita, specifikisht aty ku jam anëtare udhëhiqet nga GP i LDK-së, po presim ftesën nga ana e kryesuesit të këtij Komisioni. Si hap i parë parimisht është konstituimi i komisioneve të tilla gjithashtu dhe fillimi i agjendës së planit të punës, pak a shumë një kornizë kohore se cilat do të jenë aktivitetet e para”, deklaroi ajo.

Po ashtu, Statovci thotë se LVV-ja është në gjendje gatishmërie që të fillojë punën e Komisionit.

‘Ne jemi në gjendje gatishmërie të filloj kurdoherë. Ne jemi në pritje të ftesës dhe kemi parë që kanë vullnet të jashtëzakonshëm që të vazhdohet tutje me komisione, shpresojmë që ta kenë këtë vullnet edhe në mbarëvajtjen e punës. Kështu që si anëtarë të Komisionit jemi të gatshëm të jemi prezent” , theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat