Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Më: 25 maj 2022 Në ora: 00:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot është mbajtur mbledhja e komisioni për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi, ku pati përplasje të ashpra ndërmjet deputetëve të pozitës dhe atyre të opozitës.

Valentina Bunjaku, deputete në Kuvendin e Kosovës dhe anëtare e këtij komisioni, tha se ZRrE-ja ka kërkuar të raportonte në Komisionin për Ekonomi, për çështjet e energjisë elektrike, por që sipas saj, ata nuk pranuan praninë e medieve, duke bërë kështu që të reagojnë deputetët e opozitës, pasi siç thotë ajo, qytetarët duhet të marrin vesh gjithçka që ndodh për këtë temë aktuale.

“ZRrE-ja tentoi të mbanin takim me dyer të mbyllura, për të folur për energjinë elektrike, diçka që për mua ishte e papranueshme, pasi nuk ka nevojë për mos transparencë”, ka thënë Bunjaku në Edicioni Special.

Ajo tha se kërkuan që të fusnin në rend dite diskutimin për bordin e ZRrE-së, por nuk u aprovua nga pozita.

“Sot qytetarëve u ka ardhur me rritje tarifa.. Ne kërkuam që të futet në rend dite diskutimi për bordin e ZRrE-së, por normalisht që mazhoranca nuk e votoi dhe ne s’kemi vota të mjaftueshme”, tha Bunjaku.

Pas pezullimit të vendimit të Apelit për pezullim të vendimit, sipas Bunjakut, është e vetëkuptueshme që të kthehet në fuqi tarifa e vjetër, por që s’u pranua një gjë e tillë.

Sipas saj vendi është në rrezik të mbetet pa energji elektrike.

“Prej pasluftës nuk kemi pasur krizë me energji, jemi në krizë me mbetë pa energji”.

Ajo madje tha se të gjitha bordet janë duke u mbushur me familjarë e militantë të Vetëvendosjes. Ajo përmendi edhe disa pozita që sipas saj, janë mbushur nga të afërm të Vetëvendosjes.

“Është mirë të dihet se të gjitha bordet në emër të çkapjes, po kapen… Militantë dhe familjarë të tyre i kanë caktuar në borde”, tha ajo.

“Anëtar i bordi në Trepçës është emëruar ish-kandidati i LVV për asamble komunale ne Mitrovicë, në ARU, vëllai i kandidatit për deputet Mentor Hyseni, Avdullah Lata, drejtor i bordit të ndërmarrjes publike hekurudhave të Kosovës, është i afërt me VV-në. Gjitha bordet janë me familjarë, të afërm e militantë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat