Terminet për viza pune për në Gjermani, ky është njoftimi i fundit nga ambasada

Aktuale

Terminet për viza pune për në Gjermani, ky është njoftimi i fundit nga ambasada

Më: 31 maj 2022 Në ora: 10:34
Ilustrim

Nesër edhe zyrtarisht nisin terminet për viza pune për në Gjermani.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se lista e regjistrimeve për termine për viza pune për të aplikuar në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00.

“Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë.

Pas mbylljes së listës, nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm.

Të gjitha regjistrimet e bëra në muajin përkatës marrin pjesë në procedurën e shortit, pavarësisht se kur janë bërë. Prandaj regjistrimet e bëra më herët, nuk kanë përparësi kundrejt regjistrimeve të bëra më vonë brenda kësaj periudhe”, është bërë e ditur në njoftimin e Ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat