Hoxha nga Prishtina thumbon reperët kosovar: Edhe mysliman edhe gangster nuk shkojnë të dyja bashkë

Aktuale

Hoxha nga Prishtina thumbon reperët kosovar: Edhe mysliman edhe gangster nuk shkojnë të dyja bashkë

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:59
Labinot Maliqi

Kemi parë shumë herë këngëtarë shqiptarë që në tekstet e tyre shfaqin dhunë, përdorim arme, ndërsa deklarohen se janë myslimanë, falin namazet, shkojnë në xhami dhe agjërojnë.

Pikërisht këta artistë janë thumbuar nga Hoxha shqiptar i Kosovës, Labinot Maliqi.

Ky i fundit përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar rreth “huliganizmit” të këngëtarëve, të cilët përmes këngëve të tyre përçojnë mesazhe denigruese.

Duke publikuar një intervistë të ish-reperit amerikan “Tupac” i cili u shprehte se feja nuk ia lejon që të jetë gangster, pasi feja islame dhe gangsteri nuk shkojnë të dyja së bashku, Hoxha ka piketuar këngëtarët që bëjnë këngë me mesazhe denigruese dhe deklarohen si myslimanë të devotshëm.

“Musliman edhe gangster? Nuk shkojnë të dyja bashkë. Tupak Shakur, legjenda e muzikës Rep, kur i ishte ofruar të luaj në një film rolin e gangsterit musliman, e kishte refuzuar duke thënë se: ”Unë nuk e luaj ‘Gangsterin Musliman,’ diçka e tillë nuk ekziston. Unë nuk pranoj të luaj role të cilat nuk ekzistojnë!”, ka shkruar Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat