​Dyshimet për keqpërdorim të energjisë elektrike, në listë për raportim futet edhe Thaçi, por jo Kurti

Aktuale

​Dyshimet për keqpërdorim të energjisë elektrike, në listë për raportim futet edhe Thaçi, por jo Kurti

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Komisioni hetimor i themeluar nga pozita për dyshimet e keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022 kanë diskutuar për dëshmitarët që do të bëhen pjesë e këtij komisioni, lista e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim do të jenë ish-menaxhmentët e KEK, ZRRE, KEDS dhe KESCO.

Deputeti i Vetëvendosjes Arber Rexhaj ka përmendur emrat që do të thirren për dëshmitarë, është përmendur edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish- kryeministrat e tjerët. Por këtë e ka kundërshtuar kryetari i komisionit Hajdar Beqa i cili ka thënë se është e papranueshme përmendja e Thaçit derisa i njëjti është në Hagë.

Ai ka thënë se ka qenë edhe Kurti 1 në qeverisje kur dyshohet për keqpërdorim të krizës energjetike.

Beqa i ka thënë deputetit Rexhaj se po frikësohet ta ftojë Kurtin në komision hetimor.

Beqa: Kemi përpiluar listën e dëshmitarëve

Kemi përpiluar listën e dëshmitarëve, neni 19 i dëshmitarëve, dëshmitarët duhet t’i përgjigjen thirrjes së Komisionit për të dëshmuar si dhe janë pasojat nëse dëshmitari nuk i përgjigjet komisionit në thirrje. Dëshmitari duhet të deklarojë sipas kodit dhe dispozitave ligjore të Kosovës. Kemi kërkuar që të vijnë akterët qeveritar, deputetë, ministra, KEDS, ZRRE, kompania KESCO, KOSTT, që të deklarohen, nga viti 2006 deri 2022, ministrat përkatës që kanë qene dhe janë në periudhën e fundit, të dalin dëshmitarë të mundshëm”, tha Beqa.

Armend Muja, nënkryetar i Komisionit, ka thënë se tashmë i kanë emrat që do të ftohen nga KEK, ZRRE, KEDS dhe KESCO.

Muja: Lista mundet të zgjerohet

“Duhet të përqendrohemi te dëshmitarët, meqë tek ekspertët jemi duke pritur CV-e tyre. Ne kemi një listë fillestare të dëshmitarëve ashtu siç parasheh ligji. Lista mundet të zgjerohet nëse ne shohim ndonjë relevancë, unë e mbështes, detyrat tona janë të punojmë në këtë aspekt. Emrat e dëshmitarëve që do të jenë nga menaxhmenti dhe drejtues të KEK, ZRRE, KEDS, KESCO”, tha Muja.

Armend Zemaj nga LDK ka thënë se po mundohet të kamuflohet me këtë komision duke u bërë hetim politik.

Zemaj: Do të ketë më shumë dëshmitarë

“Periudha është e gjatë. Ne duhet t’i kemi prioritetet se çfarë dëshirojmë të arrijmë në këtë format politik. Ne bëjmë hetim parlamentar, jo hetim penal dhe jo hetim politik dhe paraqitjes së fakteve nëse ka pasur dyshime për krizën energjetike. Si deputet të Kosovës rezulton se ka një tendencë të kamuflohet që deputetët janë ekspertë të kësaj fushe. Mendoj se kemi nevojë të shkojmë me prioritete, mendoj që do të ketë më shumë dëshmitarë”, tha Zemaj.

Arbër Rexhaj ka përmendur disa nga ish-kryeministrat e Kosovës duke përfshirë ish-presidentin Thaçi.

Rexhaj: Të ftuarit në komision do të jenë Thaçi, Haradinaj, Hoti, Çeku, Kosumi

“Të ftuarit në këtë komision do të jenë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti, Agim Çeku, Bajram Kosumi, të gjithë ish-kryeministra”, tha Rexhaj.

Hajdar Beqa, kryetar i komisionit e ka quajtur të papranueshme të bëhet një listë të tillë të dëshmitarëve.

Beqa: Është e papranueshme të ftohet ish-presidenti Hashim Thaçi

“Është e papranueshme të ftohet ish-presidenti Hashim Thaçi i cili është në Hagë, nëse dëshironi të bëni politikë, bëjmë deri në mëngjes. Pse s’po e ftoni në këtë komision edhe Albin Kurtin, i cili ka qenë në kohën kur ka qenë Kurti 1”, tha Beqaj.

Ndërsa, Time Kadrijaj nga AAK-ja ka thënë se është një numër i madh i dëshmitarëve që do të ftohen dhe se janë të interesuar të ketë një arritje pozitive nga ky komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat