U tha se është rrahur me Liburn Aliun, Hysen Durmishi tregon cila është e vërteta

Aktuale

U tha se është rrahur me Liburn Aliun, Hysen Durmishi tregon cila është e vërteta

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 21:58
Hysen Durmishi dhe Liburn Aliu

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësiror, Hysen Durmishi, ka thënë se raportet e tij me Ministrin Liburn Aliu janë të mira dhe mohon se kanë pasur kacafytje mes vete.

Durmishi thotë se me Aliun njihet prej kohës kur kanë punuar së bashku në komunën e Prishtinës.

“Kemi punuar së bashku në komunën e Prishtinës, në drejtorinë ëpr urbanizëm”, tha ai.

Ai flet edhe për raportimin se ka pasur rrahje mes tyre.

“Fillojnë del se si veprojnë disa portale për të ndërtuar opinion. Del një status i Ilir Mirenës dje që krejt shehri po flet që Hysen Durmishi dhe Liburn Aliu janë rreh. Shumë e bëjnë lajm. Askush nuk lodhet të më thërrasë”, tha ai në ATV.

“Aktivistët na njohin të dytë. E dinë se sa të afërt jemi unë dhe ministri. Ne për ditë takohemi. Një të keqe e kemi që nuk jemi në një objekt për shkak të shkrirjes që po bëhet. Andaj edhe nuk mund të shihemi bash për ditë. Tash dalin disa mediume që paguhen shtrenjtë nga disa njerëz, është supozim që ka bazë. Janë grupe të caktuara që kanë dhënë miliona e tani ua kemi ndalur”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat