​Wigemark: Bashkëpunimi mes Kosovës e EULEX-it do të vazhdojë

Aktuale

​Wigemark: Bashkëpunimi mes Kosovës e EULEX-it do të vazhdojë

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Shefi i misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, deklaroi sot se bashkëpunimi mes Kosovës dhe EULEX-it do të vazhdojë në forcimin e demokracisë dhe fuqizimit të rendit dhe ligjit.

Ai këto komente i bëri në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për shërbim në PPSM (CSDP) për Njësinë Rezervë të Policisë së Specializuar të EULEX-it, e cila u zbarkua përkohësisht në Kosovë në muajin mars 2022.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Ai vlerësoi partneritetin me aleatët ndërkombëtar të Kosovës në fushën e sigurisë, derisa theksoi se janë të vendosur në ngritjen profesionale të Policisë së Kosovës, luftimit të krimit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Njësia Rezervë e Policisë së Specializuar të EULEX-it përbëhet prej 70 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë nga Portugalia dhe Franca.

Ajo zbarkoi në Kosovë duke iu përgjigjur nevojës së EULEX-it për të pasur forca shtesë në terren, në mënyrë që ky Mision të jetë në gjendje t’i mbështesë më mirë homologët e tij kosovarë nëse kjo kërkohet duke marrë parasysh mjedisin e sigurisë në Kosovë dhe sigurinë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat