Shkelzen Gashi e quan Enver Hasanin shërbëtor të regjimit kriminal serb

Aktuale

Shkelzen Gashi e quan Enver Hasanin shërbëtor të regjimit kriminal serb

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 00:43
Shkelzen Gashi 

Analisti, Shkelzen Gashi e ka quajtur ish-kryetarin e Kushtetueses, Enver Hasanin shërbëtor të regjimit kriminal që sundoi Kosovën për 20 vjet.

“Shërbëtori i regjimit kriminal që e sundoi Kosovën për dy dekada, kryetari i gjykatës kushtetuese nën sundimin e këtij regjimi, në një intervistë ‘ekskluzive’ paska deklaruar se ”të gjithë autorët e huaj që i zura në gojë e ku e përmend edhe Noel Malcom thonë se Xhafer Deva ka qenë shërbëtor i gjermanëve dhe, pa kompromis, ka shtyrë përpara agjendën naziste”.

Shërbëtori që pakompromis shtyu përpara agjenda kriminale, gënjen rrast kur thotë se kështu thotë Noel Malcolm”, ka deklaruar Gashi.

Tutje Gashi, i cili është edhe studiues i historisë ka cituar historianin e mirënjohur Noel Malcolm mbi veprimtarinë e udhëheqësve nacionalistë shqiptarë gjatë luftës së dytë botërore, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe Xhafer Deva dhe sipas Gashit, Hasani mendimin e tij e ka mveshur sikur mendim të historianit Malcolm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat