RrGK prezanton rekomandimet mbi politikat gjinore për personat me aftësi të kufizuara

Aktuale

RrGK prezanton rekomandimet mbi politikat gjinore për personat me aftësi të kufizuara

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Sot  Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka prezantuar, raportet “Financimi i përgjegjshëm gjinor i shoqëruesëve për personat me aftësi të kufizuara" si dhe “Aspekti gjinor dhe aftësia e kufizuar në ligjin e BE-së: një qasje ndërthurëse për informimin e kornizës ligjore të Kosovës”.

“Financimi i përgjegjshëm gjinor për shoqëruesit e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë”, është një përmbledhje e politikave që synojnë të informojnë dhe të plotësojnë diskutimet rreth proceseve të rëndësishme aktuale politike dhe ligjore, duke përfshirë këtu Projekligjin për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar; Projektligjin për Shërbimet Sociale dhe Familjare; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti; dhe Ligjet vjetore për Ndarjet Buxhetore në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, raporti “Aspekti gjinor dhe aftësia e kufizuar në ligjin e BE-së: një qasje ndërthurëse për informimin e kornizës ligjore të Kosovës”, ofron një përmbledhje të politikave dhe analizon kornizën ligjore të Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me aftësinë e kufizuar dhe aspektin gjinor, duke paraqitur rekomandime për Kosovën dhe kornizën e saj ligjore.

Ngjarja filloi me mirëseardhje nga kryetarja e Bordit të RrGK. Nermin Mahmuti e cila tha se “Barazia do të thotë trajtim i drejtë për të gjithe, duke iu afruar të gjithëve të njëjtat mundësi.” Tutje ajo shtoi se “Kur flasim për barazi, qëllimi ynë përfundimtar është drejtësia. Barazia arrihet vetem atëhere kur të gjithë marrin atë që u nevojitet”.

Gjatë këtij takimi, u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet kryesore të dalura nga dy raportet. Pjesë e diskutimit ishin zyrtarë nga Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve, përfaqësues nga institucioni i avokatit të popullit, përfaqësues të BE-së në Kosovë si dhe organizata për të drejtat e grave që në qendër të punës kanë gratë me aftësi të kufizuara.

Gjetjet dhe rekomandimet e këtyre analizave u mirëpriten nga Zyra e BE-së në Kosovë. Përfaqësuesi I këtij institucioni, Jarmo Helppikangas tha se “Meqenëse qeveria duhet të bëjë vlerësime të ndikimit të barazisë gjinore për të informuar ligjet dhe politikat e reja, këto dokumente duhet të ofrojnë mbështetje të rëndësishme në këtë drejtim. Analizat dhe gjetjet janë shumë në kohë pasi ato mund dhe duhet të përdoren për të informuar ligjet e ardhshme që po finalizohen aktualisht nga qeveria.”

Rekomandimet e këto dy analizave gjithashtu u mirëpriten edhe nga Ministria e Fiancave, Punës dhe Transfere (MFPT), më saktësisht nga Departamenti ligjor për punë dhe mirëqenie sociale. E pranishme në diskutim ishte znj. Minire Begaj, shefe e Departamentit Ligjor për Punë dhe Mirëqenie Sociale, MFPT, e cila i përgëzoi autoret e dy analizave dhe tha se “Këto të gjetura dhe rekomandime do të prezentohen edhe para grupit punues i cili është duke hartuar projektligjet e përmendura më lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat