​Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Aktuale

​Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por relativisht të paqëndrueshme në dy ditët e para, pasi që parashihen vranësira të ç’rregullta që vende –vende parashihen të sjellin reshje lokale shiu.

Sipas njoftimit, pas ditës së martë pritet stabilizim i masave të ajrit, pasi që në fushat barike pritet rritje e ngadalshmen dhe orët me diell do të jenë më shumë prezentë.

“Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak te prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës që po na pret.

Fatkeqësisht në shumë zona, por në sipërfaqe të kufizuara kishte edhe reshje breshëri që shkaktuan dëme në shumë kultura bujqësore që u përfshinë”, thuhet në njoftim.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat