Largimi i “Sunny Hill” nga Prishtina/ Edi Rama thumbon Kosovën

Aktuale

Largimi i “Sunny Hill” nga Prishtina/ Edi Rama thumbon Kosovën

Nga: P.R Më: 14 qershor 2022 Në ora: 20:03
Edi Rama

Tashmë edhe zyrtarisht, festivali me renome botërore “Sunny Hill”, këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë.

Kësaj radhe, “Sunny Hill” do të mbahet në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

E menjëherë pas zyrtarizmit të këtij lajmi, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,, i cili ka thumbuar edhe Kosovën.

“LAJM I MIRË Festivali "Sunny Hill" vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ S'ka si Tirona jo”, ka shkruar kryeministri Edi Rama, përcjellë “Bota sot”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat