Zbulohen mbetje mortore në Leshan të Suharekës

Aktuale

Zbulohen mbetje mortore në Leshan të Suharekës

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 21:31
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës (KQPZH), ka njoftuar se gjatë gërmimeve në një lokacion në fshatin Leshan të komunës së Suharekës, janë gjetur mbetje mortore të luftës së fundit.

Sipas njoftimit të Komisionit  gërmimet do të vazhdojnë edhe nesër.

Rasti është  duke u trajtuar  nga ekspertët mjekoligjorë në prezencë të hetuesve të Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Eshtrat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat