Policia merr masat e nevojshme për mbarvajtjen e protestës së veteranëve

Aktuale

Policia merr masat e nevojshme për mbarvajtjen e protestës së veteranëve

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia ka bërë përgatitjet e nevojshme për protestën e paralajmëruar sot nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organet e rendit kanë deklaruar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që mbarëvajtja e protestës të kalojë pa ndonjë incident.

“Sipas procedurave të parapara policia do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës.

Me këtë rast fton të gjithë qytetarët, përfshirë pjesëmarrësit në protestë që protesta të zhvillohet e qetë duke respektuar ligjet e vendit dhe që kërkesat e tyre t’i shpalosin në mënyrë demokratike e ligjore”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat