AAK propozon dy amandamente për dalje nga kriza

Aktuale

AAK propozon dy amandamente për dalje nga kriza

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:56
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar reflektim nga Qeveria e Kosovës për gjendjen me veteranët e luftës. Në konferencë për media, Tahiri ka thënë se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje për situatën në vend.

Ne kërkojmë nga Qeveria që të mos prodhojë kriza, por të ofrojë zgjidhje. Vazhdimi i debatit përmbajtjesor me shoqatat e veteranëve është i rëndësishëm për të krijuar zgjidhje dhe për të zhbllokuar Kuvendin”, tha ai.

“Pazotësia e Qeverisë për t’u përballur me kërkesat e qytetarëve, po krijon kriza. Kjo qeveri në vend që të ofrojë zgjidhje, po imponon konflikte në Kuvend”, u shpreh Tahiri.

Tahiri tregoi që si grup parlamentar kanë propozuar dy amandamente, që sipas tij janë të nevojshme për dalje nga kriza.

“AAK, ka deponuar 2 amandamente në Kuvendin e Kosovës; 1. Që deri në kategorizimin përfundimtar të veteranëve, pensioni i veteranit të jetë i barazvlefshëm me pagen minimale; 2. Ne gjithashtu kerkojmë që paga minimale të jete më e lartë se kjo që e ka propozuar Qeveria, për shkak se shuma prej 260 euro nuk është ekuivalente siç ka qenë para dy viteve për shkak të rritjes së inflacionit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat