Komisioni i Venecias i jep dritë jeshile Vetingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Aktuale

Komisioni i Venecias i jep dritë jeshile Vetingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 21:58
Komisioni i Venecias

Komisioni Evropian për Demokraci, përmes Ligjit, i njohur ndryshe si Komisioni i Venecias, ka mbështetur  draft-dokumentin për vetingun të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë dhe projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë kanë thënë se sot pasdite të gjithë anëtarët e Komisionit të Venecias me opinionet e tyre i hapin rrugë dërgimit të Ligjit të vetingun për votim në Parlamentin e Kosovës me ndryshime kushtetuese.

Kosovanews merr vesh që Komisioni i Venecias  ka lejuar ndryshimet kushtetuese per Këshillin Prokurorial të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Kryeprokurorin e Prokurorise Speciale dhe Kryeprokuroret e Prokurorive Themelore dhe kryetaret e të gjitha  niveleve te Gjykatave në Kosovë.

Gjithashtu edhe projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në përgjithësi është mbështetur nga Komisioni i Venecias mirëpo kanë ky komision ka dhën disa propozime për disa nene të këtij projektligji.

Më  tre nëntor të vitit të kaluar , Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, kishte  njoftuar se koncept-dokumenti për Vettingun është dërguar në komisionin e Venecias për të marrë mendim.

Ky concept document i cili me ndryshime kushtetuese pritet të shëndrrohet në ligj parasheh reforma te thella në drejtësi gjë për të cilin ishte zotuar qeveria Kurti qysh në mandatin e parë.

Procesit të vettingut pritet t’i nënshtrohen të gjith prokurorët dhe gjykatësit të cilët punojnë në systemin e drejtësisë në Kosovë përvec gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Koncept dokumenti për Vettingun ka paraparë që pozitat e lira pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar Vettingun do të hapet konkurs për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.

Gjyqtari ose prokurori ka të drejtë që ndaj vendimit për shkarkim të paraqesë ankesë brenda 15 dite në Gjykatën Supreme, e cila lidhur me këtë ankesë duhet të vendosë brenda 30 ditësh.

Koncept dokumenti i Vettingut parasheh se nga momenti i propozimit për shkarkim e deri te shkarkimi përfundimtar i gjyqtarit ose prokurorit, koha e mbylljes se procedurës duhet të përfundojë brenda 75 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat