Profesori i tregjeve financiare: Vetëm rritja e pagave mund ta ndalojë migrimin masiv

Aktuale

Profesori i tregjeve financiare: Vetëm rritja e pagave mund ta ndalojë migrimin masiv

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 16:31
Florin Aliu

Profesori i tregjeve financiare, Florin Aliu, ka treguar se e vetmja gjë që mund ta ndalojë migrimin e kosovarëve është rritja e pagave në sektorin publik dhe privat.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se studimet vërtetojnë se elementi kryesor i motivimit për punë dhe produktivitetit më të lartë, është paga.

“E vetmja gjë që mund ta ndalojë këtë migrim masiv është rritja e pagave. Duhet të fillojmë me punonjësit e qeverisë dhe të vazhdojmë me sektorin privat. E di që FMN nuk do të pajtohej, sepse do të dëmtonte pozicionin tonë konkurrues në rajon. Mirëpo, do të jepte një impuls të ri në shoqëri dhe do të rriste produktivitetin e ekonomisë sonë.

Studimet vërtetojnë se elementi kryesor i motivimit për punë dhe produktivitetit më të lartë, është paga. Ne duhet të krijojmë një pagë ku ata që planifikojnë të migrojnë për shkak të pagës, të ndryshojnë mendimin e tyre”, ka thënë Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat