Sa është i pasur kreu i Anti Korrupsionit, sa kriptovaluta posedon?

Aktuale

Sa është i pasur kreu i Anti Korrupsionit, sa kriptovaluta posedon?

Nga: H.O. Më: 20 qershor 2022 Në ora: 09:33
Yll Buleshkaj

Yll Buleshkaj është kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit. Duke qenë si drejtor i kësaj agjencie që merret edhe me pasqyrimin e pasurisë së zyrtarëve shtetëror në Kosovë, edhe ai vet detyrohet të deklaroj pasurinë e tij.

Buleshkaj ka deklaruar se posedon dy banes, një garazhdë me vendparkim dhe tokë të trashëguar nga babai. Vlerën ua ka dhënë mbi 122 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe një veturë në vlerën mbi 8 mijë euro në emër të bashkëshortes. Ai është pronar i një kompanie për të cilën thotë se që nga fillimi i këtij viti është joaktive.

Poashtu në emër të bashkëshortes ka edhe kriptovaluta 16,171.0372 njësi, që kanë vlerën 1.200 dollarë.

Derisa mban vetëm 900 euro si kursime në bankë, mbi 27 mijë euro janë borxhet e tij.

935 euro është paga e bashkëshortes së tij që punon në Zyrën Kombëtare të Auditimit, ndërs ai vetë merr pagën prej 1,170 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat