Pallaska thotë se versioni serbisht i Kushtetutës së Kosovës ka prioritet në Gjykatën Speciale

Aktuale

Pallaska thotë se versioni serbisht i Kushtetutës së Kosovës ka prioritet në Gjykatën Speciale

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 21:35
Dastid Pallaska

Avokati Dastid Pallaksa ka thënë se gjykimi që po i bëhet ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale bazohet vetëm në versionin serbisht të Kushtetutës së Kosovës.

Ai e tregon një rast ku përkthimi serbisht i Kushtetutës, ka bërë që një ankesë e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, të refuzohet si e papranueshme edhe pse ajo ka bazë në versionin shqip dhe anglisht të Kushtetutës.

Ai thotë se ky është skandali më i madh që ka ndodhur deri më tani gjatë procesit.

“Ky është skandali më i madh që kam parë deri më tani. Ka të bëjë me kërkesën e ish-kryeparlamentarit Veseli. Një ndër rastet që e ka ngrit është parimi i ligjshmërisë. Pra parimi që askush nuk mund të dënohet ose akuzohet për një vepër që nuk ka qenë vepër penale në kohën kur është kryer. Pra të mbron nga arbitrariteti i pushteti që duhet të jetë një vepër e sanksionuar me ligj që të ndiqesh penalisht”, ka thënë Pallaska në T7.

Ai tregon tutje se cili është përkthimi origjinal në gjuhën shqipe dhe angleze për parimin e legalitetit.

“E tash. Në versionin anglisht i cili është versioni origjinal në të cilin është hartuar kushtetuta, pasi hartimi është bërë nga ekspertë amerikanë. Ky parimi i legaliteti shtrihet në dy faza të procedurës. Edhe në të akuzimit dhe në të dënimit. Askush nuk mund të dënohet për një vepër që nuk ka qenë krim në kohën kur është kryer. E as nuk mund të akuzohet. E njëjta vlen edhe në gjuhën shqipe, apo në përkthimin shqip. Ndërsa në versionin serbisht sipas një gabimi që mendoj se është gjatë përkthimit, kjo parimi i legalitetit aplikohet vetëm në fazën e dënimit. Shkruan askush nuk mund të dënohet për një vepër që nuk ka qenë krim kur është kryer vepra.

Zotëri Veselit i është refuzuar kjo kërkesë si e papranueshme me arsyetim se versioni autoritativ është versioni në gjuhën serbe. Tash e di se publiku do të reagojë se a është e mundur se një shqiptar i Kosovës, me një gjykatë formalisht, juridikisht të Kosovës, të gjykohet me një version serbisht të Kushtetutës, edhe pse ekziston një përkthim ndryshe në shqip dhe anglisht”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat