Ia përqeshi LDK-në, Hamiti reagon ashpër ndaj Ramabajës

Aktuale

Ia përqeshi LDK-në, Hamiti reagon ashpër ndaj Ramabajës

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 23:02
Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti dhe Sadri Ramabaja

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar Sadri Ramabajës për deklaratën e tij të dhënë në emisionin Pressing në T7. Ramabaja ka thënë se LDK është një ndër tri gafat më të mëdha në historinë e shqiptarëve. 

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, tha Ramabaja. 

Hamiti i ka reaguar duke e quajtur komunist dhe marksist-leninist Ramabajën. 

“Komunistët jugosllavë dhe marksistë-leninistët shqiptarë janë në një mendje për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, themeluesit e shtetit të Kosovës. Natyrisht!”, shkroi Hamiti në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat