Mblidhen katër komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen katër komisione parlamentare

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të bëj shqyrtimin e Raportit vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës – AKRK për vitin 2021.

Kurse Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike fdo të bëj shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të NPH “Ibër - Lepenc” sh.a, për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2021. Për këtë të ftuar: Kryetari i Bordit z.Bajram Mustafa  dhe U.D Kryeshefi ekzekutiv, z.Januz Kabashi. Do të ketë diskutim edhe për mbikqyrjen e zbatimit të Ligjit 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.

Ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, dot ë bëj shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtimin e Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrtimin e raportit plotësues për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, me propozim amendamentin e Komisioni funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal; shqyrtimin e Projekt-Rregullores së Kuvendit të Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Inspektoratin Shëndetësor, me raport amendamente të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.2003/22 për Inspektoratin Sanitar të Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kurse Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bën shqyrtimin e Projektligjit për  rregullimin e çmimit të produkteve medicinave dhe shqyrtimin e Projektligjit për Shëndetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat