ShBA ia tregon vendin Listës Serbe, i kujton se Radojçiq është i sanksionuar për korrupsion dhe krim të organizuar

Aktuale

ShBA ia tregon vendin Listës Serbe, i kujton se Radojçiq është i sanksionuar për korrupsion dhe krim të organizuar

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:11
Milan Radoiçiq dhe Rakiq

ShBA-ja e ka goditur Listën Serbe për mbështetjen që i ka dhënë nënkryetarit të këtij subjekti politik, Milan Radojçiq, i cili është i kërkuar nga autoritetet kosovare.

Një zyrtar i lartë amerikan, në një përgjigje ekskluzive ka thënë se janë në dijeni për deklaratat e fundit të Listës Serbe për Milan Radojçiq dhe i kanë kujtuar Listës Serbe se ai është i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit të shtetit amerikan për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.

“Ne jemi në dijeni për deklaratat e fundit për Milan Radojçiq. Milan Radojçiq është sanksionuar nga qeveria amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, thuhet në këtë përgjigje.

Lista Serbe, në një komunikatë në faqen e tyre zyrtare, ka thënë sot se nënkryetari Milan Radojçiq dëshiron t’i mbrojë serbët për të cilët pretendon se po ‘sulmohen’ nga kryeministri kosovar Albin Kurti.

“Për dallim nga ai, për të cilin thonë se me çdo kusht do kaos dhe dëshiron t’i maltretojë serbët, Radojçiq, nga ana tjetër, bashkë me Listën Serbe, është këtu që ta mbrojë popullin serb nga mësymjet e Prishtinës”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat