Limaj: Kosova e ka pru Vuçiqin në pushtet, Kosova po e mban

Aktuale

Limaj: Kosova e ka pru Vuçiqin në pushtet, Kosova po e mban

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 21:44
Fatmir Limaj 

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se Kosova e ka sjellë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në pushtet.

Sipas tij, presidenti serb asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës.

“Ngoni mirë, Vuçiqi kurrë s’ka me e njoftë Kosovën prandaj e ka lehtë për neve me shku në dialog… ashtu Vuçiqit i konvenon me shku një nga një temat.

Shikoni Kosova e ka pru Vuçiqin në pushtet, Kosova është duke e mbajtur që 12-13 vjet duke thënë bota jo se nuk keni partner më të mirë se Vuçiqin, se ky i ka 70%, me këtë e kryejmë çështjen e Kosovës”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat