“Skandaloze, Albini ka faj”/ Tomë Gashi thumbon ish udhëheqësit: Qeveria Kurti pa përkthyes në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

“Skandaloze, Albini ka faj”/ Tomë Gashi thumbon ish udhëheqësit: Qeveria Kurti pa përkthyes në Shtëpinë e Bardhë

Nga: M.L. Më: 27 korrik 2022 Në ora: 00:20
Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Sekretari Blinken

Para pak çastesh është zhvilluar takimin ndërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryministrit Albin Kurti.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në hapje të takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Kosova është partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se dy shtetet kanë një histori të gjatë, teksa ka falënderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Ukrainës pas agresionit rus.

Këtë takim e ka komentuar avokati Tomë Gashi duke “thumbuar” kundërshtarët e Kurtit e Osmanit.

Ai ka ironizuar duke thënë se është skandal që nuk kishte përkthyes në takimin e zhvilluar.

Postimi i plotë:

Skandaloze😉

Skandal në Uashington

Qeveria Kurti pa përkthyes ne takim në Shtëpi të Bardhë

A ka opozitë ky vend

A ka media të pavarura

Albini ka faj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat