Besnik Bislimi i përgjigjet ashpër Selakoviqit

Aktuale

Besnik Bislimi i përgjigjet ashpër Selakoviqit

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:40
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se pushteti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq po përdor mediat për të përhapur propagandë dhe lajme që nxisin frikën.

Kjo deklaratë e Bislimit vjen pas asaj të ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakviq, se shqiptarët në Kosovë po përgatisin “ferrin”.

Mbiprodhimi i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur se si qeveria ka frikësimin strategji kryesore në shfrytëzimin e turpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e “akteve heroike” të udhëheqjes shtetërore”, ka thënë Bislimi në Twitter.

E gjithë kjo përplasje po zhvillohet kur ka ardhur afati i fundit për implementimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës që serbët që kanë targa “KM” dhe të tjera t’i kthejnë në RKS, si dhe për dokumentet nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat