Ramabaja situatën në veri e quan si skenar rus për destabilizimin e Kosovës

Aktuale

Ramabaja situatën në veri e quan si skenar rus për destabilizimin e Kosovës

Nga: H.O. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:41
Njesia Speciale e Kosoves

Profesori universitar Sadri Ramabaja ka komentuar situatën e krijuar në veri të vendit. Ai në një postim të tij në Facebook shkruan se këto veprime të serbëve janë një skenar rus për destabilizimin e Kosovës.

Ai ju ka ofruar mbështetje Njësisë Speciale të Kosovës.

“Me ju heronjtë e ri të Republikës”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Sovraniteti dhe integriteti i Republikës është i pacenueshëm.

Vendimin për reciprocitetit do ta ekzekutojnë organet e rendit.

Skenari rus për destabilizimin e Kosovës, natyrisht i mbështetur  nga presidenti neofashist serb, do të dështojë shpejt.

Në linjë të parë janë ndërkohë këta heronjë me uniformat e Njësive speciale të policisë sonë.

Me ju heronjtë e ri të Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat