Krasniqi: Largimi i profesionistëve shëndetësor nga Kosova – një ndër sfidat më të mëdha

Aktuale

Krasniqi: Largimi i profesionistëve shëndetësor nga Kosova – një ndër sfidat më të mëdha

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 13:46
Foto nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka thënë se largimi i profesionistëve shëndetësor nga Kosova është një ndër sfidat më të mëdha të Kosovës.

Këtë deklaratë Krasniqi e ka bërë gjatë mbledhjes së komisionin për Financa Publike të martën, me ç‘rast shtoi se duhet të investohet më shumë në shëndetësi që të parandalohet ikja e profesionistëve.

Do të jetë sfida më e madhe që do të përballet Kosova. Ne duhet të bëjmë gjithçka që profesionistët t’i mbajmë këtu. Nga klinika e pediatrisë janë larguar në 4 muajt e fundit 4 pediatra. Beni përpjekje sepse duhet investime në shëndetësi”, u shpreh ai.

Edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se duhet të merret ndonjë masë në këtë drejtim pas që “trendi i ikjes së stafit shëndetësor është duke u rritur dita ditës”.

Ky trend i ikjes së stafit shëndetësor është duke u rritur dita ditës prandaj merrni ndonjë masë në këtë drejtim”.

Tutje, ai pyeti se a është vazhdimi i kontratës se drejtorit komfor me ligjin dhe se konkurset e shpallura duhet të jenë në harmonizim me ligjin.

A është i ligjshëm vazhdimi i kontratës së drejtorit? Është dashur të vijë bordi dhe ministri. Kur del konkursi duhet të dalë në harmonizim me ligjin”.

Ndërsa, Krasniqi tha se nuk i ka ai kompetencat për zgjedhjen e bordit dhe as të drejtorëve.

Unë skam kompetencë për zgjedhjen e anëtarëve të bordit. Ne nuk kemi rregullore të rregullimit të administratës së brendshme në ShSKUK. Nuk kam kompetencë as në nënshkrim të kontratave dhe zgjedhje të drejtorëve. Unë kam kërkuar nga bordi me lejua zhvillimin e konkursit për zgjedhje të drejtorëve”.

Tutje, drejtori i ShSKUK-së tha se në të gjitha klinikat ka nevojë për përmirësime të punës.

Në të gjitha klinikat ka nevojë për përmirësime të punës. Po konsideroj që të kërkohet të rregullohet në të gjitha ato që kanë munguar ndër vite. Drejtori i ShSKUK-së vetëm e monitoron procesin e zgjedhjes së drejtorëve. Lista e pritjes ka pasur gjithmonë dhe do të vazhdojë të ketë edhe në të ardhmen dhe të shihet se kush mund të presë dhe kush jo”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat