Latifi takon drejtoreshën në detyrë të SHSKUK-së: Përmirësimi i shërbimeve kërkon sakrifica

Aktuale

Latifi takon drejtoreshën në detyrë të SHSKUK-së: Përmirësimi i shërbimeve kërkon sakrifica

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 22:36
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka takuar sot drejtoreshën në detyrë të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, me rastin e marrjes së përgjegjësisë së saj për udhëheqjen e SHSKUK-së.

Në takimin e parë njohës, thuhet se ministri Latifi i ofroi Dr. Zejnullahu-Raçi mbështetje në menaxhimin e SHSKUK-së,

“me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve, detyrë kjo që kërkon sakrificë dhe kurajo për t’i bërë ndryshimet e nevojshme në këtë institucion tejet të rëndësishëm për qytetarët e vendit”.

“U.D. e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderoi ministrin Latifi për vizitën dhe bisedën, duke shpresuar se me përpjekje të përbashkëta mund të bëhet ndryshimi i gjendjes aktuale dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat