Paralajmërohet grevë në arsim

Aktuale

Paralajmërohet grevë në arsim

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 23:20
Ilustrim

Viti i ri shkollor nuk pritet të fillojë më 1 shtator.

Këtë e ka deklaruar kryetari i Sindikatë së Bashkuar e Arsimit, Rrahaman Jashari.

Ai paralajmëroi grevë të përgjithshme nisur nga fakti se Qeveria Kurti ka mohuar mundësinë për të biseduar.

“E kemi dërguar ndërmjetësuesin ligjor, me shpresë që Qeveria do të thotë po dhe do të ulemi për të biseduar. Mirëpo, Qeveria Kurti e mohoi edhe këtë mundësi dhe na solli në një situatë ku nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse ligji për grevat nuk parasheh ndonjë mundësi tjetër. Ne jemi angazhuar të mos vijmë tek greva, duke dërguar letra tek secili institucion, kemi dërguar edhe ndërmjetësues, duke bërë edhe veprime të përshkallëzuara, pra me të vetmin qëllim të ulemi e të bisedojmë, të bëjmë zgjidhje për kërkesat tona e të mos ketë nevojë për grevë të përgjithshme”, tha Jashari.

Prindërit po shprehen të shqetësuar nga kjo situatë.

E njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, thekson se dëmi që po u shkaktohet nxënësve është i pakompensueshëm.

Rreth vendimit të SBASHK-ut ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Paralajmërimin për grevë, ajo e ka cilësuar si kërcënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat